• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
UEFA: Politika larg futbollit, Pinto komenton garën për kreun e FSHF-së
Home
Futboll

UEFA: Politika larg futbollit, Pinto komenton garën për kreun e FSHF-së

17 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Gara për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të. Në një intervistë eksklusive për Top Channel, Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i CNN dhe sot drejtor i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.

Në Nion të Zvicrës, godina moderne e UEFA-s ngjan e ftohtë, njësoj si emocionet e portugezit Pedro Pinto, ish-gazetari sportiv i CNN, që sot drejton zyrën e komunikimit të UEFA-s.

Dikur gazetar, me detyrën për të bërë sa më shumë pyetje, sot Pedro nuk na lejon më shumë se 3. Zëdhënësi i UEFA-s, vartës i Pedros, rri pas kameras dhe na tërheq vëmendjen, kur bëjmë pyetjen e katërt. Pedro Pinto, drejtor i komunikimit të UEFA-s, flet në emër të presidentit Aleksandër Ceferin dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: UEFA po ndjek me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

Top Channel: Çfarë mund të thoni në përgjithësi për Federatën dhe futbollin shqiptar? Çfarë është bërë mirë dhe duhet bërë më mirë?

Pedro Pinto: Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin sqhiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kaulifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit.

Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, sic është edhe projekti grassruts tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne përesim që kjo gjë të vazhdojë.

Top Channel: A keni ndonjë informacion rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Pedro Pinto: Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetetmi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithcka të shkojë ashtu si duhet.

Top Channel: Në rast të ndërhyrjeve politike, cili është qëndrimi i UEFA-s?

Pedro Pinto: Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu sic edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në cdo formë të futbollit.

Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën.

Top Channel: A ka Shqipëria rrezik të përfundojë si Spanja dhe Greqia ku ka patur ndërhyrje të politikës në zgjedhje?

Pedro Pinto: Nuk do të donim të krahasonim asnjë situatë që ka ndodhur në vende të tjera, të vetmen gjë që dua të them është se do të ketë 0 tolerancë nga çdo ndërhyrje politike në çdo nivel të futbollit dhe procesi zgjedhor është një nivel futbolli në këtë rast, për këtë arsye do të ketë 0 tolerancë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E IVANOVIÇ/ Misteri: Makina që përdorën autorët i përket një SERBI të ….
Previous article Agjenti i mesfushorit brazilian: Shpresoj se klienti im do të nënshkruajë me Interin

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT