• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHËZIMI I RI/ Do të zhdoganosh makinën në Shqipëri? Ja HAPAT që duhen ndjekur
Home
Sociale

UDHËZIMI I RI/ Do të zhdoganosh makinën në Shqipëri? Ja HAPAT që duhen ndjekur

29 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar udhëzimin që për zhdoganimin e automjeteve. Në të përcaktohen hapat që duhen ndjekur:

Për kryerjen e zhdoganimit të automjeteve çdo individ duhet të regjistrojë më parë ID Personale në sistemin “Asycuda World”.

Për regjistrimin e ID Personale duhet :

të dërgohet në adresën e email-it: [email protected] një kopje e skanuar e Kartës së Identitetit nga ora 08.00 – 16.00
të dërgohet në adresën e email-it: [email protected] një kopje e skanuar e Kartës së Identitetit nga ora 16.00 – 22.00

Informacion mbi Lejimin e Përkohshëm të automjeteve me targa të huaja

Kush përfiton nga Regjimi i Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

Vizitorët jo-rezidentë që vizitojnë Shqipërinë me automjetet e tyre për periudha të shkurtra kohe dhe që dalin përsëri jashtë Shqipërisë me automjetet e tyre;
Studentët, mjekët dhe shkencëtarët që vizitojnë apo punojnë në Shqipëri për periudha kohe të caktuara;
Individët që janë rezidentë jashtë Shqipërisë dhe që kanë vendin e punës në Republikën e Shqipërisë;

Cilat janë kushtet e përgjithshme të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

Automjeti duhet të ketë regjistrim të përhershëm jashtë Shqipërisë;
Automjeti mund të përfitojë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë prej 6 muajsh brenda çdo periudhe prej 12 muajsh;

Në përfundim të kësaj periudhe, automjeti duhet të dalë nga vendi ose duhet të deklarohet e të zhdoganohet nga autoritetet doganore. Dalja e përkohshme në vendet fqinjë nuk shërben për të ri-numëruar/ri – filluar periudhën 6-mujore të lejimit;
Automjeti nuk mund të përdoret nga asnjë njeri tjetër, përveçse nga anëtarët e familjes. Personi që e ka sjellë automjetin në vend, nuk mund të lerë automjetin në Shqipëri në momentin e daljes nga territori i vendit;
Automjeti nuk mund të shitet, të ndërrojë pronësinë, apo të përdoret për qëllime tregtare;

KUJDES!

Kur një automjet është i regjistruar përkohësisht jashtë territorit shqiptar dhe në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë NUK deklarohet tek autoritetet doganore shqiptare për të kryer procedurat e tranzitit, ky veprim konsiderohet si “kontrabandë me automjete”;

Shkelja e afatit kohor të përdorimit të automjetit të sipërcituar si dhe kushteve të tjera konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas ligjit;

Kur shkelësi paraqitet vetë pranë autoriteteve doganore për t’i dhënë destinacion automjetit, p.sh.: për hedhje për qarkullim të lirë, penalitetet llogariten në shumën e 50% të detyrimeve të papaguara;

Nëse shkelësi nuk paraqitet pranë autoriteteve doganore dhe ndalohet nga autoritetet doganore apo nga punonjësit e Policisë së Shtetit brenda gjashtë muajsh përtej përfundimit të afatit të lejuar prej gjashtë muajsh të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm, penalitetet llogariten në shumën e 75% të detyrimeve të papaguara;

Nëse automjeti ka shkelur periudhën gjashtë – mujore të lejimit të përkohshëm si dhe përdoret nga persona të paautorizuar, masa e penalitetit që zbatohet është nga 50,000 në 200,000 Lek;

Procedura e zhdoganimit të automjeteve të përfshira në kreun 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave (autovetura dhe mjete të tjera transporti me motor kryesisht të projektuar për transportin e deri në 9 personave) është e njëjtë si edhe për mallrat e tjera.

Detyrimet doganore për këto mjete përbëhen vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), i cili aplikohet mbi vlerën doganore të këtyre mjeteve që importohen. Vlera doganore përbëhet nga vlera e blerjes së mjetit, si dhe rregullimet e mundshme kur është e nevojshme.

Në rast se mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme nuk e mund të përcaktohet vlera doganore atëherë veprohet në bazë të mënyrave të tjera të vlerësimit doganor. Metoda që ka gjetur zbatim më të gjerë, në të tilla raste, është ajo e “Dosjes së të Dhënave të Disponueshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kolazh me foto ndër vite: Si kanë ndryshuar rrobat e banjës
Previous article HAJDUTËT QË BËNIN KËRDINË NË SHKODËR/ Thyen dyer e dritare të banesës. Kishin...

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT