• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHËTOI NGA GJERMANIA NË SHQIPËRI ME BIÇIKLETË/ 60-vjeçari: Kam kaluar vetëm tortura (FOTOT)
Home
Sociale

UDHËTOI NGA GJERMANIA NË SHQIPËRI ME BIÇIKLETË/ 60-vjeçari: Kam kaluar vetëm tortura (FOTOT)

23 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Agron Qelibari është një personazh i veçantë që ka udhëtuar për 19 ditë nga malet e Freiburgut në Gjermani deri në Shqipëri. Ai udhëtoi vetëm me biçikletën e tij duke ndërmarrë një aventurë sa të bukur, po aq dhe kurioze.

Ai ka bërë rreth 2400 kilometra me biçikletën e tij për t’i dalë deri në fund dhe me sukses këtij udhëtimi. Agroni jeton prej 31 vitesh në Freiburg të Gjermanisë prej vitesh. Ai është 60 vjeç dhe ka bërë shpesh aventura të tilla. Agroni përveçse në biçikletë, bën ecje ekstreme dhe në male. Ai i pëlqen shumë aventura të tilla. Ideja për të bërë një udhëtim të tillë lindi nga fëmijët.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Ditën e sotme ai ishte në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të rrëfyer aventurën e tij të “çmendur” ashtu siç e cilësojnë ata që e njohin. Qelibari ka treguar se ka qenë që 5 vjeç tip sportiv dhe është marrë me notin. Ndërkohë biçikletën e ka mësuar nga vëllai i tij kur ka qenë i vogël.

“Vrapi, noti dhe biçikleta kanë qenë gjithmonë për mua. Biçikleta është shumë e përdorur në Gjermani. Në Gjermani nuk kanë kohë të bëjnë sport, shkojnë në punë me biçikletë”, tha Agroni.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

60-vjeçari ka treguar se udhëtimin e parë të gjatë me biçikletë e ka bërë në vitin 1983, kur ka shkuar nga Tirana në burgun e Spaçit për të takuar të vëllain.

“E mora biçikletën duke gënjyer. I thash personit që e kishte kur të vij të ha drekë do ta jap. Shkova në Spaç për të takuar vëllain. Brenda ditës, pa bukë, vetëm me ujë. Nga mëngjesi në darkë. Në 11 të darkës kam dorëzuar biçikletën. Doja të takoja patjetër vëllain, nuk kisha lek, makina kishte pak. E mora biçikletën, shoqëria më tha se jam i çmendur”, tha Qelibari.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Ndërsa për aventurën e radhës, Agroni u shpreh se fëmijët patën frikë, pasi është një udhëtim i gjatë me shumë sfida. Ai shtoi se gjatë turit me biçikletë ka vetëm tortura dhe jo gjëra të mira.

“Unë ecja në varësi të terrenit. Në mal ecja më pak. Nuk kam fjetur në hotele, nuk lejohet. Ti nuk shkon për kushte të mira, por për t’u përballur me vështirësitë. Flija në rrugë, në stacionin e autobusit, në vende ku lejohej.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Në Kroaci ku nuk kishte turistë për shkak të koronës, ndalova në një vend ku paguhej 15 euro për të qëndruar. Mbaja lekët në çorape. Ndërkohë që je i rraskapitur, hoteli aty dhe të kesh mundësi të shkosh, por do vendosësh që të rrish aty. Kjo që të mos dorëzohesh”, tha Qelibari.

Ky i fundit shtoi se udhëtimi 19-ditor i ka kushtuar 180 euro. Gjithashtu ka treguar se sa të mirë janë treguar njerëzit me të gjatë kësaj aventure.

“Shpenzoja 8 euro në ditë, ose më pak. Nuk kam pirë kafe, ujin e kisha pa lek se e merrja te njerëzit. 10 kokrra bajame dhe disa fruta të thata, këto ishin i vetmi luks.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Kur isha në Itali po binte shi i madh, e pyeta disa nëse është i hapur marketi për të nesërmen që të blija disa gjëra. Nga dialekti mu dukën shqiptarë dhe i pyeta. E pastaj nisëm muhabetin. Kur u thashë se do flija në stacionin e autobusit, më thanë që duhej të shkoja të flija në shtëpinë e tij. Nuk shkova, dhe gjatë asaj nate ka ardhur 3 herë së bashku me të vëllanë për të më parë”, rrëfen 60-vjeçari.

Ai ka treguar edhe vështirësinë më të madhe, kur i është dashur që të ecë në mal me këmbën e gjymtuar.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

“Nuk e dija se më priste një mal i gjatë, nuk e kisha parashikuar. Pa shkuar atje kisha dhe 80 km. Isha pabukë. Kam rënë 14 kilogramë. Kisha dhimbjet e stomakut, nuk kisha ngrënë. Vjen mali, dhe të gjitha duhej që t’i ngjisja lart. Ishte një parakodër dhe pastaj një dyshezë. Aty u rrëzova. Mu vra gjuri që kam të operuar dhe disa dëmtime të tjera. Kur filloi mali prapë, ndjeva dhimbje të tmerrshme. E harrova stomakun dhe më duhej të shtyja gjurin. Në çdo hap që bëja kisha një therje. E kam menduar disa herë që ta lija. I thosha vetes së gjuri im punon, kjo më ndodhi, duhet të ec. Isha pabukë, i rraskapitur dhe me gjurin e vrarë, ishin një kombinacion që nuk ia uroj kujt ta provojë, tepër e tmerrshme”, tha ai.

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET "GRUAJA E POKERIT"/ Habit me deklaratën që dha para policisë: Nuk e dija...
Previous article VETOJA E BULLGARISË/ Zaev në konferencë me Ramën: Vlerat e BE janë vënë në pikëpyetje

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT