• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHETIMI NË DUBAI/ Hoxha: Bosat e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3 kontinente, pse institucionet nuk…
Home
Aktualitet
Kronikë

UDHETIMI NË DUBAI/ Hoxha: Bosat e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3 kontinente, pse institucionet nuk…

2 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live” me gazetaren Sibora Bitri pas kthimit nga Dubai ku kishte udhëtuar së fundmi tha se ka krijuar një pasqyrë të qartë se grupet shqiptare të  krimit të organizuar e kanë shtrirë aktivitetin në 3 kontinente.

Hoxha: Krimi i organizuar si origjinë ka Shqipërinë dhe treg Bashkimin Evropian. Bossët e grupeve kriminale shqiptare qëndrojnë në një kontinent tjetër, në gadishullin aziatik. Ata kanë aktivitet të shtrirë në tre kontinente dhe janë të frikshme përmasat që kanë arritur sot.

Gazetari u shpreh se pas qëndrimit në Dubai dhe kontakteve që pati aty ka krijuar një mozaik të plotë që dëshmon se pse nuk ka rezultate me këto grupe të organizuara.

Hoxha: Me atë fuqi ekonomike dhe mënyrë organizimi që kanë atë, është e vështirë, për mos thënë e pamundur që me mundësit që ka Shqipëria të mposhtim organizata të tilla. Ato kanë një buxhet të frikshëm dhe të jashtëzakonshëm.

Sipas tij duhet bërë një strategji krejt ndryshe nga ajo që po ndiqet tani, duhet të krijohen struktura të reja dhe duhet krijuar një bashkëpunim me vendet partnere.

Hoxha: Po lëvizin tonelata kokainë që sjellin miliarda euro. Informacioni që marr aty më trishton së tepërmi. Dubai sot jo vetëm për shqiptarët, por për kriminelët nga gjithë bota është “një parajsë penale.” Shqiptarët shkuan aty pasi u krijua Parajsa. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA e fortë e gazetarit: Vajzat e showbizit thirren në DUBAI nga "boss-at" shqiptar
Previous article PAMJET/ Momenti kur dhjetëra policë mësyjnë lokalin në bodrumin e hotelit të konfiskuar në Durrës

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT