• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UDHËTIMI I TYRE MBAROI NË MËNYRË TRAGJIKE”/ Lutje për dy djemtë që humbën jetën në Xhenova (VIDEO)
Home
Breaking News

“UDHËTIMI I TYRE MBAROI NË MËNYRË TRAGJIKE”/ Lutje për dy djemtë që humbën jetën në Xhenova (VIDEO)

16 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arqipeshkëvi i Shkodres imzot Angelo Massafra drejtoi një lutje të veçantë për viktimat e tragjedisë së Genovas në Itali, ku humbën jetën dhjetra persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike dhe prandaj ne jemi pranë familjeve në këto momente të vështira, tha imzot Massafra, duke shtuar se i ka dërguar edhe një letër ngushëllimi kardinalit të Genovas.

Imzot Massafra: Sot mendoj që do të kemi në këtë meshë një lutje të veçantë për ata që kanë përjetuar një tragjedi në Genova nga autostrada që është rrëzuar. Janë edhe dy shqiptarë mes dy të vdekurve. Zoti i pranoftë dhe familjarërt i ngushëlloj sepse është e dhimbshme. Vetëm besimi në zot dhe solidaritet mund të lirojë njeriun nga dëshpërimi. Unë i kam dërguar një ngushëllim arqipeshkvit të Genovas që është dhe miku im dhe na ka ndihmuar shumë. Lusim që të rimëkëmbet shpejt dhe zoti në na ndihmojë gjithmonë.

Lutjen ai e bëri në kremtimin e meshës së festës së Shën Rrokut, që çdo 16 gusht mbledh me dhjetra besimtarë në zonën e Shirokës. Fillimisht ata kryejnë proçesionin në malin e Taraboshit, ku besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qënë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujrat e liqenit siguronin jetesën.

Vijnë edhe nga larg, pasi kjo festë përkon me periudhën kur ata kthehen në atdhe për pushime. Emocionet i kanë të mëdha, ndërsa kujtojnë mënyrën se si ndër vite është festuar Shna Rroku.

“Shen Rroku” është shenjti të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën. Me vdekjen e prindërve ai shpërndau pasurinë e tij dhe nisi shtegtimin në Romë, ku gjatë rrugës shëroi të sëmurët me murtajë të zezë. Legjenda tregon se ai ka qënë edhe në Shiroke, ndërsa vdekja e tij do të ishte e dhimbshme kur në 1380 vdes i harruar nga te gjithë. Edhe pse tradita e festimit ka ndyshuar, serish “Shen Rroku” eshte simboli i lutjes dhe bashkimit per besimtarët e Shirokës dhe jo vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJTË/ Ambasadori gjerman në Kosovë: Përgjigja e Merkelit ishte e qartë
Previous article KREU I PD NË DURRËS SULMON BASHKINË/ Xhaferraj: Sezoni turistik tmerr, ndërhyrjet bëhen pa transparencë

F.autor

Postime të ngjashme

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës Aktualitet

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT