• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHËTIMET/ Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë të COVID-19, mundësi të kufizuara testimi, s’ka teste sipas dëshirës
Home
Sociale

UDHËTIMET/ Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë të COVID-19, mundësi të kufizuara testimi, s’ka teste sipas dëshirës

10 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pandeminë.

Ambasada informon se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të lartë të COVID-19 bazuar në vlerësimet e institucioneve shëndetësore në Gjermani.

Theksohet në njoftimin zyrtar se në Shqipëri nuk garantohet shërbim shëndetësor sipas standardeve gjermane dhe se nëse rast kthimi nga Shqipëria do të duhet karantinim 14 ditor në Gjermani.

Po ashtu, në dijenin e ambasadës gjermane Shqipëria ka mundësi të kufizuara testimi dhe nuk ka laboratore që të ofrojnë teste sipas dëshirës.

STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE

+++ Paralajmërimi për udhëtime në Shqipëri vlen edhe më tej – pas kthimit në Gjermani vlejnë rregullat e karantinimit +++

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË DJALË ME PERSONALITET..."/ Bergomi: Kumbulla, në duelet një kundër një me Lukakun, tregoi...
Previous article U KTHYE NGA ITALIA ME COVID-19/ Emigranti infekton 4 të afërm në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT