Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit njofton se gjatë ditës së djeshme,se sot do të kryhen pesë fluturime nga vende të ndryshme të Evropës. Në njofimin e TIA-s theksohej se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU dhe do të lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀
AlpeNews.al sjell pamje nga nisja e pasagjerëve, ku veç tyre pjesa tjeter e aeroportit duket në qetësi të plotë.
Fluturimet:
Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim)
Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim
Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim
Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk