Kim Kardashian është padyshim një ndër femrat më me influencë në të gjithë botën, veshjet dhe look-u i saj kthehen menjëherë në trend dhe përdoren nga të gjithë. Kim është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi ajo ka publikuar një nga këngët e reperit me origjinë shqiptare, Gashi.
Ka qenë vetë Gashi ai që ka bërë një postim në Twitter ku i ka treguar të gjithëve që ndihet shumë i lumtur që Kim Kardashin ka publikuar dhe pëlqen një nga këngët e tij. Kim ka postuar në ‘Instastoryn’ e saj një video ku shfaqet së bashku me të motrën Kourtney teksa dëgjojnë këngën “My year” të Gashit.
“Postimi i këngës time nga Kim Kardashian më bëri shumë të lumtur”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.









