• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UASHINGTONI OFROI NDIHMË USHTARAKE/ Paralajmëron Ministria e Mbrojtjes në Kinë: SHBA të ndalë armatosjen e Tajvanit
Home
Nderkombetare

UASHINGTONI OFROI NDIHMË USHTARAKE/ Paralajmëron Ministria e Mbrojtjes në Kinë: SHBA të ndalë armatosjen e Tajvanit

25 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Mbrojtjes e Kinës u kërkoi më 25 gusht Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë “armatosjen” e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan.

“Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Xiaogang.

SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.

Në fund të korrikut, SHBA-ja e prezantoi pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina. Kandidati kryesor për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Tajvanit tha më 25 gusht se komuniteti ndërkombëtar e fajëson Kinën dhe jo Tajvanin për rritjen e tensioneve përgjatë ngushticës së Tajvanit.

“Komuniteti ndërkombëtar e kupton se tensionet e fundit nuk janë për shkak të presidentes Tsai ose për shkak të Tajvanit, por për shkak të Kinës”, tha në një konferencë shtypi nënpresidenti i Tajvanit, William Lai.

Lai është kandidati presidencial i Partisë Progresive Demokratike në pushtet për zgjedhjet e janarit dhe kryeson në sondazhe. Presidentja Tsai Ing-wen nuk mund të kandidojë sërish, pasi ka kryer dy mandate në detyrën e presidentes.

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territor të saj, ka një mospëlqim të veçantë ndaj Lait për komentet e tij të mëparshme se është “punëtor” për pavarësinë e Tajvanit, megjithëse ai ka thënë gjatë fushatës se do të ruante status quo-në dhe e ka përsëritur vazhdimisht se është i gatshëm të bisedojë me Pekinin.

Kina organizoi stërvitje ushtarake rreth Tajvanit më 19 gusht në përgjigje ndaj vizitave të shkurtra që Lai i bëri në SHBA këtë muaj, gjatë rrugës për dhe nga Paraguaji. Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTIN URDHËROI VRASJEN E PRIGOZHIN? Kremlini: Gënjeshtër absolute
Previous article E PËSON KEQ/ Dhunoi bashkëshorten dhe dëmtoi makinën e dhëndrit, në pranga 53-vjeçari në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT