Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të distancohet ndaj kujtdo që mban në ballë logon e PS-së dhe ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike. PS sipas Ramës nuk do të jetë kurrë streha e dikujt që me veprimet e veta cënon PS-së.
‘Kjo është skuadra drejtuese vendit në katër vitet e ardhshme. Skuadra duhet ti japë drejtim punëve. Ti përgjigjet qytetarëve, të qajë një hall apo të zgjidhë një problem. Të gjithë ta luftojmë nepotizmin dhe klientelizmin. Janë tradhëtia më e madhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Duhet të jetë e qartë për gjithë familjen tonë politike kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike faji është i tij, por turpi është i të gjithë neve nëse nuk e vendosim të qartë vijën e kuqe.
Duke mos harruar për asnjë çast kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon PS-në. PS nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi vlerat e dhe parimet e saj, por mban përgjegjësi se si reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej atij vetë kur hyn opozita.’- tha Rama.


