Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar keq pas një konflikti për rregullat e qarkullimit.
Ai është dhunuar nga 3 afrikanë, të cilët e ndoqën në lokalin që ndodhej në vendin e tij të punës dhe më pas e kanë sulmuar.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Firences në Itali.
Mësohet se sherri ka nisur në momentin që shqiptari po kalonte në rrugë me biçikletë.
Sipas mediave italiane, pre e dhunës ka rënë edhe shefi i tij, i cili kishte shkuar për ta ndihmuar.
Për shkak të plagëve të marra, shqiptari është dërguar menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.


