Janë identifikuar personat që bënë sherr masiv në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku u përdorën mjete të forta si shkop bejsbolli dhe thika.
Agresorët që kanë përfunduar në pranga janë dy vëllezërit Besim Sokolajk, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç. Ata akuzohen se kanë dhunuar Xhuljo Musan.
Ky i fundit bëri denoncim në polici, pasi pas një sherri për një vajzë të ndodhur dy ditë më parë, është dhunuar me shkop bejsbolli dhe më pas është godit me thikë në krah. Me thikë po ashtu është plagosur dhe Marvano Qerimi.