Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e agresorit dhe plagosjen e ish-truprojës së Sali Berishës dhe djalit të tij, Ymer dhe Erjon Cela. Në një reagim në Facebook, Hoxha thotë se e gjitha është bërë për një flamur të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Reagimi i Artan Hoxhës:
Ato incidente në protestë janë të koordinuar edhe në mënyrën sesi transmetohet më pas, mazhoranca mundohet ta nxjerrë protestën e dhunshme, ndërkohë që opozita kërkon të nxjerrë policinë të dhunshme.
E dhimbshme është që po kërkohen viktima, dhe jo në tavolinë, por në rrugë.
Ata policë dhe qytetarë janë të pafajshëm.
Personat që dhunuan ish- truprojën e Berishës, Ymer Çela dhe të birin e tij, njëri është nga Xhafzotaj dhe të tjerët janë nga Shijaku, dhe janë zënë për një flamur të LSI-së.
Ditën e sotme është arrestuar Zamir Sijani, një nga personat e akuzuar si agresorët e sulmit që iu bë ish-truprojës së Sali Berishës, Ymer Celës dhe djalit të tij, Erionit. Sijani, 43 vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.


