• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ZHDUK PAPRITUR/ Familjes i vjen mesazhi nga Afrika me një certifikatë vdekje: Shkodrani i humbur kishte punuar si oficer
Home
Breaking News

U ZHDUK PAPRITUR/ Familjes i vjen mesazhi nga Afrika me një certifikatë vdekje: Shkodrani i humbur kishte punuar si oficer

16 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pjetër Kodra nga Shkodra u zhduk papritur pa lënë gjurmën, ndërsa 4 vite më parë familjes i erdhi një mesazh në postën elektronike nga shoqata afrikane ’’Bona Venture Essou’’. Të ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” familjarët sqarojnë mbi përmbajtjen e këtij mesazhi, ku njoftimi shoqërohej me një certifikatë vdekje, e cila përkonte me emrin e shkodranit të humburit, por jo me vendlindjen e tij. Nga mesazhi i dërguar kërkohej që një prej familjarëve të bënte analizën e ADN-së. Kur ende nuk kishte asnjë gjurmë të tij, por edhe shpresa nuk ishte shuar, ky mesazh ngre për familjarët, një hije të madhe dyshimi. Një destinacion që as nuk u kishte shkuar në mendje. Afrika.

“Mesazhi që na erdhi shkruante se Pjetër Kodra, ka punuar oficer, por babai ynë nuk ka lidhje me këtë profesion. Certifikata e vdekjes dërguar nga kjo shoqatë tregonte se personi ishte nga Korca dhe ditëlindja ishte e vitit 1941, babai ynë është o ditëlindjes 1947. Ne kemi dyshimet tona, por edhe mendojmë se një shoqatë bamirëse e ka gjetur dhe ndoshta e kanë kaluar në Afrikë”, thotë djali i tij.

Ditën që u zhduk 57-vjeçari i tha familjarëve se do të shkonte tek djali në Greqi, por një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte kaluar kufirin, por ishte ndalur në shtëpinë e dy kushërinjve të tij Laze Daija dhe Ndrek Daija, banesa e të cilëve ndodhej në lagjen Kabash, Hajmel të Shkodrës. Ai ka darkuar atje natën e 9 gushtit të vitit 2003 dhe më pas janë shtrirë për të fjetur. Papritur, ndërsa ora kishte kaluar mesnatën Pjetri është ngritur dhe u ka komunikuar kushërinjve se do të largohej për tek banesa e tij. Afro orës 1:45 minuta ai ka dalë nga dera dhe pas e ka ndjekur një prej dy kushërinjve të tij, në terrin e natës, por Pjetri i është zhdukur nga sytë përtej errësirës. Ky ka qenë momenti i fundit që është dalluar hija e 57-vjeçarit dhe asnjë gjurmë tjetër e tij. Zgjimi dhe më pas largimi papritur i babait të katër fëmijëve ka lënë hije dyshimi tek familjarët dhe të afërmit e tij. Që nga ai moment Pjeter Kodra nuk u kthye më.

Pas pohimit të bërë nga Pjetri, se do të largohej drejt Greqisë familjarët nuk e kishin marrë seriozisht, pasi ai shpesh largohej dhe kthehej sërish në shtëpi. Pjetri sot është një 73-vjecar. Shqetësimi i familjes mbetet problemi me shëndetin mendor, që ai ka patur vite më parë. Ndërsa është kuruar me depresionin. Momentin që është zhdukur nuk merrte ilaçe, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, por largimi i tij i papritur për familjarët ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të sëmundjes së tij, c’ka solli dhe zhdukjen e tij të papritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS PRET BILETËN PËR RAUNDIN TJETËR/ Mësohen 3 çerekfinalet e Kupës së Italisë
Previous article KUPA E ITALISË/ Juventus mposht me "POKER" Udinesen dhe kalon në çerekfinale

k.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT