• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U zhduk pa lënë gjurmë në traget/ Publikohet për herë të parë foto e avokatit Besnik Muça
Home
Sociale

U zhduk pa lënë gjurmë në traget/ Publikohet për herë të parë foto e avokatit Besnik Muça

13 November, 2017 F.autor Sociale

“BalkanWeb” publikon për herë të parë foton e avokatit Besnik Muça, i zhdukur që prej 2 nëntorit në tragetin e linjës Durrës-Bari teksa ishte nisur për të takuar familjen.

Ndonëse kanë kaluar 11 ditë nga momenti që ai fiku celularin e humbi kontaktet me familjarët, policia e Durrësit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së portit, për të kuptuar nëse Muça është zhdukur në traget, apo nuk ka hipur në të mbrëmjen e 2 nëntorit.

Lajmi për zhdukjen e tij u bë i ditur 3 ditë më parë kur bashkëshortja e Muçës që e priste në Itali dha alarmin. Pas këtij momenti në policinë e Durrësit denoncoi edhe vëllait të tij.

Sipas burimeve nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë “check in” në portin e Durrësit mbrëmjen e 2 nëntorit, por nuk dihet me saktësi ku dhe si mund të jetë zhdukur.
Autoritetet shqiptare nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari, ashtu siç shkruajnë mediat italiane, ndërsa shtojnë se ka mundësi që edhe të mos ketë hipur fare në traget.
avokati-i-zhdukur-232x350

KUSH ISHTE AVOKATI I ZHDUKUR
Besnik Muça prej disa kohësh punonte në Tiranë si avokat i lirë. Nga dëshmia e vëllait të tij, “BalkanWeb” mësoi se Bujar Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali ku prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Për të ndarë më shumë kohë më familjen ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata, aty ku edhe jetonte familja.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me vëllain, Muça nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim të dukshëm, thjesht e kishte informuar se do shkonte disa ditë të qëndronte pranë familjes, ashtu si edhe herët e tjera.

Sipas vëllait, avokati dyshohet të jetë nisur rreth orës 23:00 nga porti i Durrësit, ndërsa celulari i tij ka qënë i fikur që pas atij momenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shoferi i kamionit e shpëton për mrekulli
Previous article ANRI BALA: Deti që “mbyti” Bashën dhe lehësit me pagesë!

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT