• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ZHDUK 1 ORË PAS DAJËS NË SHKODËR/ Flet gruaja: E thërriti dikush te porta, doli pa telefon. Prej 7 ditësh…
Home
Breaking News

U ZHDUK 1 ORË PAS DAJËS NË SHKODËR/ Flet gruaja: E thërriti dikush te porta, doli pa telefon. Prej 7 ditësh…

30 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bashkëshortja e Agron Mollajt, Merita, e çorientuar nga ajo që i a ka ndodhur, nuk di të japë një shpjegim për zhdukjen e 47-vjeçarit. E vetme me tre fëmijët, ajo u bën apel strukturave të Policisë që të zbulojnë çfarë ka ndodhur. Për ditën e zhdukjes, Merita Mollaj thotë se burri i saj, nga nxitimi për të takuar një person, nuk kishte marrë me vete as telefonin.

Merita Mollaj
Merita Mollaj

Çfarë ka ndodhur me bashkëshortin tuaj?

Ka qenë ora rreth 21:30 e 23 gushtit dhe bashkëshortin e thirri një person nga dera e oborrit të shtëpisë. Ai doli dhe mendova se do kthehej. Që atë natë nuk është kthyer dhe nuk e dimë se ku ndodhet, as se çfarë i ka ndodhur.

Ju tha se kë po takonte?

Jo, nuk më tha se kë do të takonte.

Personin që e thirri, e njohët nga zëri se kush mund të ketë qenë?

Jo, nuk e kam njohur as nga zëri se kush ishte.

Në momentin që doli bashkëshorti juaj, ju ku ishit?

Unë kam qenë brenda në shtëpi sepse kisha vajzën të sëmurë dhe po qëndroja me atë, ndaj nuk dola që të shihja se kush mund të ishte.

Pasi ka dalë nga shtëpia, keni kontaktuar atë natë përmes telefonit të Agronit?

Jo, nuk kam kontaktuar, sepse telefonin e la në shtëpi pasi thjesht doli për të takuar atë personin. Agroni ka dalë me rroba shtëpie, ashtu siç ishte.

Që atë natë s’keni pasur asnjë lloj kontakti me Agronin?

Jo, jo. Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti dhe nuk dimë asgjë.

Përse mendoni se ka ndodhur kjo ngjarje?

Nuk e kam asnjë ide se përse ka ndodhur dhe se çfarë ka ndodhur. Bashkëshorti im nuk kishte asnjë lloj problemi me askënd, as ndonjë shqetësim nuk më ka shfaqur kohët e fundit, ndaj për ne është e paimagjinueshme sesi kanë kaluar 6 ditë dhe s’kemi asnjë lloj informacioni apo kontakti.

Keni shkuar në Polici dhe çfarë ju kanë thënë deri tani?

Po, kam shkuar në Polici dhe kam treguar këtë që po ju them edhe juve. Deri më tani, Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur apo se ku ndodhet Agroni. Ne po përjetojmë një tmerr sepse u bënë 6 ditë dhe s’dimë asgjë.

Me çfarë merrej Agroni në jetën e përditshme?

Si çdo njeri tjetër, punon me servisin e motorëve që kemi te shtëpia. Normalisht, edhe këtu ka rënë puna si ndokund tjetër.

Cili është apeli juaj për shtetin, por edhe për këdo që mund të ketë dijeni?

Unë i bëj një apel të fortë qeverisë, Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, të Drejtësisë dhe çdo strukture tjetër shtetërore, që të bëjnë të mundur gjetjen e Agronit. Të paktën të dimë se çfarë ka ndodhur dhe se ku është Agroni. Sido që të jetë duam ta dimë. I bëj apel çdokujt që ka një informacion që të na tregojë. Shteti duhet që ta gjejë Agronin dhe të na thotë se çfarë ka ndodhur. Për ne është e pakuptueshme e gjitha kjo histori dhe po jetojmë ditë të vështira. Shpresoj që sa më shpejt të mësohet e vërteta dhe Agroni të kthehet në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNIMET NGA IRANI/ Kryeministri paralajmëron Iranin dhe sulme të ashpra në Siri
Previous article DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi e Vuçiç bisedojnë me ndihmës sekretarin amerikan Mitchell

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT