• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U ZGJUAM NGA BRITMAT”/ Dëshmitarët e tragjedisë në Llixhat e Elbasanit: Pamë të riun që ishte asfiksuar në pishinë
Home
Aktualitet
Kronikë

“U ZGJUAM NGA BRITMAT”/ Dëshmitarët e tragjedisë në Llixhat e Elbasanit: Pamë të riun që ishte asfiksuar në pishinë

16 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit Alban Pashollari, i cili humbi jetën dje në ujërat termale te llixhave të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes, ndërkohë që ai u gjet pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu, banues në Tiranë, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se viktima bashkë me shokun e tij nuk ishin klientë në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se ata ishin futur në mbrëmje të dy në pishinën e madhe të hotelit dhe më pas 34-vjeçari kishte hyrë në pishinën e vogël. Thuhet se pikërisht në këtë pishinë i riu ishte gjetur i asfiksuar nga personi që e shoqëronte. Dyshohet se dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë futur në pishinat me ujë termale, duke sjellë edhe tragjedinë e rëndë.

Ndërkohë, dy qytetarë që ishin në hotel u bënë dëshmitar të ngjarjes, ndërsa treguan se kishin dëgjuar britma që vinin nga jashtë. “Dëgjuam britma jashtë gjatë kohës që ishim në gjumë. Kur u ngritëm, dolëm dhe pamë që një i ri ishte në gjendje asfiksie te njëra nga vaskat.”, thanë dëshmitarët për gazetarin Fatmir Popja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohet 33-vjeçari në Fier (EMRI)
Previous article PARATË RUSE "TRAZUAN" POLITIKËN SHQIPTARE/ Ambasadorja Kim takon sot Ballën dhe Alibeajn

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT