• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U ZGJODH SI ZËVËNDËS PRESIDENT NGA HARRIS/ Walz: Trump s’di t’i shërbejë kombit
Home
Nderkombetare

U ZGJODH SI ZËVËNDËS PRESIDENT NGA HARRIS/ Walz: Trump s’di t’i shërbejë kombit

7 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka prezantuar mbrëmjen e djeshme (7 gusht) të zgjedhurin e saj për zëvendëspresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walsh.

“I zgjedhuri” i Kamala Harris për nominimin e zëvendëspresidentit Tim Walsh, bëri paraqitjen e tij të parë së bashku me kandidaten për nominimin demokrat, ku hodhi shigjetat kundër ish-presidentit Donald Trump, duke e cilësuar si të paaftë për t’i shërbyer vendit.

“Ai nuk e ka idenë se çfarë është t’i shërbesh (kombit). Ai nuk ka kohë për këtë, ai është shumë i zënë duke i shërbyer interesave të tij”, tha Walsh.

Në fjalën e saj, Harris nuk nguroi të shprehte krenarinë për zgjedhjen e Walz si zëvendëspresident të të Shtëpisë së Bardhë nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Si guvernator, trajner, mësues dhe veteran ka siguruar familje të punës si të tijat. Është e mrekullueshme ta kesh atë në ekip”, tha Harris.

Stafi i fushatës së Donald Trump e përshkroi Tim Walz , si një “të majtë të rrezikshëm”.

“Ashtu si Kamala Harris, Tim Walz është një ekstremist i rrezikshëm i krahut të majtë, dhe vizioni i Harris dhe Walz për ta kthyer SHBA-në në Kaliforni është “makthi i çdo amerikani”, tha zëdhënësja e stafit Carolyn Leavitt në një deklaratë të ish-presidentit republikan.

Kush është Tim Walz?

Në të 60-at e tij, Walz ka mbajtur shumë poste si ish-mësues, ish trajner dhe veteran ushtarak përpara se të vendoste përfundimisht të hynte në politikë.

Lindur në West Point, Nebraska, një komunitet prej rreth 3,500 banorësh në veriperëndim të Omaha, Walz iu bashkua Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe u bë mësues në Nebraska.

Ai u shpërngul me gruan e tij në Mankato në Minesotën jugore në vitet 1990. Atje ai dha mësime sociale dhe stërviti futbollin shkollor, duke përfshirë ekipin e vitit 1999 që fitoi kampionatin e parë të shkollës.

Ai shërbeu 24 vjet në Gardën Kombëtare të Ushtrisë përpara se të tërhiqej nga një batalion i artilerisë fushore në 2005 si rreshter komandues major, një nga gradat më të larta të Ushtrisë.

Në garën e tij të parë për Kongresin në vitin 2006, Waltz mundi një republikan me gjashtë mandate. Walz shfrytëzoi zemërimin e votuesve ndaj presidentit të atëhershëm George W. Bush dhe luftës në Irak.

Gjatë gjashtë mandateve në Dhomën e SHBA-së ai mbrojti çështjet e veteranëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNËN E GJETA TË VRARË NË MES TË SHTËPISË"/ Zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit në Konispol: Babain e shtyva...
Previous article PLAGOSËN ME THIKË 41-VJEÇARIN/ Përfundojnë në pranga tre persona

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT