• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRANË PËR TOKËN/ Si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima…
Home
Breaking News

U VRANË PËR TOKËN/ Si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima…

25 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.

Ndërkohë, gazetari Mehmeti sjell dhe dëshmitë e para të fqinjëve të viktimave, të cilët thonë se e kanë mësuar ngjarjen nga televizori.

“Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u shpreh fqinja e viktimave.

“Nuk e di fare për çfarë kanë debatuar. Djali ishte me të gjitha cilësitë, por ishte i pamartuar. Xhaxhai i tij rri me gruan në shtëpi. Jemi një fis me ta. Nuk kemi pasur asnjë ide për debate. Ai nuk fliste me gojë, jo të kishte debate. Xhaxhai jetonte në Vlorë, por nuk e dimë pse ka ardhur sot, mbase për të parë”, tha mes lotësh një fqinje tjetër.

Nga vendngjarja, gazetari Mehmet tha se trupat e pajetë po nxirren nga banesa, ku shihet se jetonin në kushte të vështira ekonomike. Siç raporton gazetari, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një tokë arë, për të cilën ata kanë pasur fillimisht debate të forta dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi shkoi i armatosur me armë gjahu në banesën e xhaxhait të tij, dhe pas një konflikti verbal me të, e qëlloi dy herë, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas vrasjes së tij, ai ka dalë nga banesa dhe në gjendje të rënduar ka qëlluar për vdekje edhe veten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I KRYEQYETETIT/ Nga "Tirona qyteti im” te kërkesa për "masakër", shikoni koreografitë e tifozerive (FOTO)
Previous article PARALAJMËRON KLUBIN E BARCELONËS/ Pique: Nëse ndodh kjo, tërhiqem nga futbolli

F.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin Aktualitet

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT