• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U VRANË BRUTALISHT NGA HAMASI/ Izraeli gjen trupat e pajetë të gjashtë pengjeve
Home
Nderkombetare

U VRANË BRUTALISHT NGA HAMASI/ Izraeli gjen trupat e pajetë të gjashtë pengjeve

1 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Gaza. Këtë herë është organizata militante e Hamasit e cila ka eliminuar gjashtë pengje izraelite, duke bërë që edhe një herë bota hebraike të mbështesë Benjamin Netanyahun.

Në orët e para të së dielës, Izraeli ka identifikuar trupat e gjashtë pengjeve të gjetura nën tokë në Rripin jugor të Gazës. Eshtrat e tyre u gjetën “nga një tunel në zonën Rafah” dhe u kthyen në Izrael, ku u identifikuan zyrtarisht, tha ushtria. Bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra, njoftuan autoritetet, transmeton A2.

Besohet se gjashtë pengjet e gjetura në Rafah u “vranë brutalisht” nga Hamasi pak para mbërritjes së trupave izraelite. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, sipas Times of Israel.

Sipas një vlerësimi fillestar ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim. Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, afërsisht një kilometër larg atij nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha zëdhënësi, siç citon A2.

Në mesin e viktimave është edhe një shtetas izraelito-amerikan, e cila ka ndikuar tek reagimi i ashpër i Presidenti Joe Biden. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar”, tha Biden në një reagim për mediat.

“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e të tjerëve”, tha Biden, duke shpjeguar se Hersh “ishte në mesin e njerëzve të pafajshëm të sulmuar brutalisht ndërsa ndiqte një festival muzikor pacifist në Izrael.

Ndërkohë të ashpra kanë qenë edhe reagimet e familjarëve të pengjeve të cilët kërkojnë hakmarrje.

“Duke filluar nga e diela, vendi do të dridhet. Ne kërkojmë nga njerëzit të përgatiten. Netanyahu ka braktisur pengjet. Tani është një fakt. Braktisja ka përfunduar”, u shpreh një prej tyre, siç raporton A2.

Kjo është deklarata dramatike e Forumit të Familjeve të Pengjeve menjëherë pasi mësoi se ushtria izraelite ka gjetur disa kufoma në Gaza. Familjarët sqaruan se të dielën do të japin detaje për protestat e mëdha që do të zhvillohen në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KOSOVË/ Humb jetën aksidentalisht një fëmijë
Previous article RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR NË DAJT/ Nga analiza e punës, te direktivat për 2025, çfarë pritet të ndodhë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT