Adoleshenti që humbi jetën sot quhet Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale Beqir Çela, ndërsa 17 vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën Naim Frashëri.

Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre hetë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët.
E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16 vjeçarin në gjendje kritike për jetën.
“Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve.
Ndërsa xhaxhai i viktimës u shpreh se: “Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, dhe mesuesja nuk e kishte pranuar. Pas kësaj kishte dale jashtë dhe ishte konfiktuar me 17 vjeçarin. Arsyet nuk i dimë ende.
Ishte dërguar në spital nga kalimtarët. Kur mbërritem, ai kishte nderruar jetë.”
Që të dy adoleshentët janë banorë të Spitallës në Durrës.
AlpeNews.al


