30-vjeçarja mbeti e vrarë bashkë me të fejuarën e vëllait të saj, pas breshërisë së plumbave të kallashnikovit që lëshoi ndaj tyre Dan Hutra, i cili ishte ndarë nga motra e saj, ndërsa kishin bashkë dhe një fëmijë të mitur. E reja ishte e para nga familja Hysa që u qëllua për vdekje, ndërsa më pas u plagos motra e saj Elena Hysa, 35 vjeçe, (ish-gruaja e Dan Hutrës) dhe nëna e saj, Kujtime Hysa, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, mes viktimave është dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëshortes së Hutrës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 30-vjeçarja Hysa do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, autori i krimit është arrestuar dje pas 6 orësh në arrati.