I është dhënë lamtumira Giuseppe Tucci, zjarrfikësit 34-vjeçar i cili u vra pas një përleshjes me shqiptarin Klajdi Mjeshtri në një klub nate në Rimini.
Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia.
Një ditë më parë u kryen edhe homazhe për vdekjen e të riut. Makina e funeralit nga morgu i spitalit Infermi, u drejtua fillimisht në komandën krahinore të zjarrfikësve, më pas në aeroportin Fellini, ku i riu shërbente.
Kolegët vendosën automjetet në sheshin e kazermës dhe mbajtën një minutë heshtje, më pas homazhet me sirena, ndërsa të afërmit qanin.
Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje. Dyshohet se i riu shqiptar e vrau zjarrfikësin italian për xhelozi.


