• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NGA DAN HUTRA/ Flasin prindërit e 30-vjeçares. Babai: Nuk ka ditur asgjë për konfliktet. Nëna: 10 minuta para se të vdiste…
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRA NGA DAN HUTRA/ Flasin prindërit e 30-vjeçares. Babai: Nuk ka ditur asgjë për konfliktet. Nëna: 10 minuta para se të vdiste…

15 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja Dafku thyen heshtjen dy javë pas vrasjes së tyre nga Dan Hutra. Një viktimë e pafajshme, ashtu si të tjerat e ngjarjes së tmerrshme që tronditi Tiranën më 1 mars.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, prindërit në një lidhje direkte nga Kukësi kanë treguar si e morën vesh lajmin për vdekjen e Hasimesë, fëmija i dytë nga 7 vajza.

Babai, Petriti: Po pija kafe në divan, kur dëgjoj fëmijët në dhomën tjetër duke bërtitur. Shkoj i pyes, më thonë më duket se Asimja është plagosur. Hapa televizorin dhe dëgjova familjen Hysa.

Në mbrëmje erdha në Tiranë dhe e gjeta në morg. Ramë dakord me familjen Hysa dhe e bëmë varrimin këtu. Vajza ime ishte e pafajshme. Ishte e martuar prej 2 muaj e gjysmë, më 19 dhjetor e kam martuar në familjen Hysa.
Vëllai im e kishte parë në televizor dhe i kishte telefonuar vajzat.

Vëllai ka marrë nga ora 11:30 dhe ka thënë që më duket se Hasimeja është plagosur.

Nëna: 10 minuta para se të vdiste Hasimeja po flisja me të. Isha në Kosovë te vajza tjetër e po flisnim në grup. Po flisnim, po bënim humor, po qeshnim. 10 minuta para se të vritej kam folur në telefon. Duam drejtësi.

Më pyeti si po ia kalon te vajza tjetër, çfarë ke bërë. Ishte duke qeshur, si ma mirë. Ishte e gëzuar që kishte shkuar në atë derë.

Babai: Vajza ime, se unë u nxeha atë ditë, se dy muaj e gjysmë nuk ka ditur asgjë që ai i ka thënë ish-gruas së tij që do të bëj namin, do të bëj gjak. Asgjë nuk ka ditur, as ne. Se po ta dija kisha shkuar e kisha marrë vajzën time, kur të rregulloheshin ato, do u thosha hajde merreni, ato më kanë prerë në besë mua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARATË JANË TË LIGJSHME"/ Zbardhet dëshmia e parë e efektivit të RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në makinë: Ja ku i mora
Previous article FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT