Tri ditë pas ndarjes nga jeta të biznesmenit nga Prishtina, Albert Krasniqi, xhaxhai i tij prek me fjalët kushtuar të nipit.
Me një postim në facebook, ai shkruan: “Ah Nipi jem po vështirë me shkru për ty, zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit”.
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi, ndërsa Ismet Krasniqi ka deklaruar se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.
Sipas Krasniqit, Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa babai i tij Skënderi, kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.


