Gjykata e Strasburgut pritet të japë sot vendimin për çështjen e Aleks Nikës kundër shtetit shqiptar.
Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pasi në vendin tonë nuk gjetën drejtësi, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur se Prokuroria po luan “ping pong” me dosjet, ndaj, ata iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.
Familjarët akuzojnë Shqipërinë për hetime joefektive për zbardhjen e ngjarjes dhe mungesë trasparence. 36-vjeçari Nika nga Lezha, u plagos rëndë më 21 janar dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi, ku u dërgua për kurim.


