• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U vra në Francë nga algjeriani/ Flasin fqinjët për shqiptarin: La 3 fëmijë të mitur, ishin familje…
Home
Breaking News

U vra në Francë nga algjeriani/ Flasin fqinjët për shqiptarin: La 3 fëmijë të mitur, ishin familje…

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës është vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, dhe ka jetuar që 19 vjet në Francë, derisa autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur, shkruan albinfo.ch.

S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, derisa ishte me profesion ujësjellës, dhe ju ka ndihmuar shumë shqiptarëve për të gjetur punë dhe për t’u integruar.

Fqinjët dhe familjarët për albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh.

Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.

Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e vrasësit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 30 PRILLIT/ KUSH FESTON SOT NGA GAL GADOT E DERI TE…
Previous article Futbollisti i Interit merr kërcime për jetën pas ndeshjes me Juvetusin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT