Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje.
Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një prej kafeneve të kryeqytetit grek në lagjen Omonia.
Viktima është Lulzim Qorri, 44 vjeç, nga Fieri, shkruan abc news.
Autorët e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë autoritetet atje dyshojnë se vrasja mund të lidhet me larje hesapesh. Megjithatë hetimet pritet të japin më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Alpenews.al ka siguruar foto e viktimës që u vra sot në greqi:
Përgatiti: AlpeNews.al