Mbrëmjen e djeshme Shkodra është tronditur nga vrasja e 23 vjeçarit Gledis Kraja, nga miku i tij Sebastian Smakaj.
Viktima Gledis Kraja, mësohet se është futbollist. Siç shihet dhe në foto Kraja ishte regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së dhe deri në vitin 2013, ka qenë i angazhuar me ekipin e qytetit të Shkodrës “Vllaznia”.
Ndërkaq edhe autori Sebastian Smakaj, tashmë është shpallur në kërkim, është kampion kombëtar në “Tawkondo”.
Sebastian dhe Gledis raportohet se kanë qenë shokë me njëri tjetrin, dhe ende mbetet e paqartë arsyeja që çoi në këtë tragjedi.
Siç shihet dhe nga reagimet që i bënin njëri-tjetrit në rrjete sociale, ata kishin një raport të mirë miqësor.
Në shumicën e postimeve bënin reagime miqësore mes tyre.
Viktima i regjistruar ne FSHSH:
Reagimet mes tyre ne rrjete sociale:








