Nga raportime mediatike te publikuara edhe nga shtypi Grek thuhet se personi i cili u vra nga shkëmbimi me armë zjarri me policinë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.
Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja.
PO KUSH ËSHTË ADMIR MURATAJ:
Nga raportime mediatike te publikuara edhe nga shtypi Grek thuhet se personi i cili u vra nga shkëmbimi me armë zjarri me policinë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.
Admir Murataj është orgazatori I tre grabitjeve me para të bankave në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit kanë marrë dënimin.
Murataj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Ai ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te “Stacioni i Trenit” në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.
Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.
Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.
Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.
Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.
Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.
Përgatiti: AlpeNews.al







