• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA GJATË GRABITJES/ Xhuljano Sollaku, i skeduar nga policia, për një VRASJE në Elbasan… (VIDEO)
Home
Breaking News

U VRA GJATË GRABITJES/ Xhuljano Sollaku, i skeduar nga policia, për një VRASJE në Elbasan… (VIDEO)

24 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit dyshon se Xhuljano Sollaku ishte një person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka qenë i skeduar edhe për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. ABC News zbuloi nga grupi hetimor se 20-vjeçari që mbeti i vrarë në qytetin e Fierit, gjatë një tentative grabitje, dyshohej se merrej edhe me vjedhjet e automjeteve luksoze.

Xhuljano Sollaku, grabitësi që u qëllua për vdekje nga policia e Fierit, pas përplasjes me armë në tentative vjedhje të një banese mëngjesin e së premtes, ishte një person me rekorde kriminale edhe për uniformat blu të qytetit të Elbasanit.

Edhe pse në moshë të re, 20-vjeçari kishte si begraund shumë vjedhje në qytetin e tij të lindjes, por së fundmi merrej edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht, heroinë dhe kokainë.

Burime nga grupi hetimor i thanë ABC News se Sollaku kishte kryer bashkë me dy miqtë e tij, të paktën 50 vjedhje në zonën e Bradasheshit dhe Katundit të Ri, duke u kthyer në makthin e banorëve që jetojnë në periferi të Elbasanit. Por në asnjë rast, uniformat blu nuk kishin mundur ta arrestonin në flagrance “ekspertin”, siç njihej ndryshe 20-vjeçari nga miqtë e tij.

Në të vetmin rast kur është prangosur për grabitje ka qenë disa vite më parë në Greqi, ku jetojnë edhe prindërit e tij, por për shkak të moshës së re, atij dënimi iu konvertua në shërbim prove.

Të njëjtat burime pohojnë se viktima, Xhuljano Sollaku dyshohej se ishte pjesë edhe të një grupit tjetër kriminal, i cili operonte në fushën e automjeteve të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas tregtoheshin për pjesë këmbimi në tregun e zi.

Gjithashtu i riu ka qenë i hetuar edhe për një vrasje të ndodhu në qytetin e Elbasnit rreth dy vite më parë, afër “Stacionit të Trenit”, por nuk u provua fajësia e tij, ndërsa ajo ngjarje vijon të jetë ende pa autor.

Xhuljano Sollaku jetonte vetëm me gjyshen, pasi prindërit i kishte emigrantë në Greqi. 20-vjeçari u vra gjatë përplasjes me armë me policinë, pasi bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi në Fier për ta grabitur. Ai ishte djali i vogël i familjes Sollaku. Në Elbasan, i riu jetonte në një vilë dy katëshe dhe kishte në emër të familjes edhe një lavazh, të cilin e kishte dhënë me qira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet 27 vjeçari në Fier, ishte dënuar me një vit burg pasi kishte… (EMRI)
Previous article Mashtron dhe i merr lekët një GRUAJE/ Aventura e 45-vjeçarit përfundon kur…

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT