Xhuljano Sollaku, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pas një tentative grabitjeje në Fier, ku autorët hapën zjarr ndaj policisë, nuk është një emër i panjohur për blutë e Elbasanit. Djali i vetëm i familjes Sallaku nga Katundi i Ri jetonte prej kohësh në Shqipëri, ndërsa motrën e kishte të martuar. Ndërkohë nëna dhe babai ishin emigrant në Greqi.
Në rrjetet sociale, 20-vjeçari postonte fotot me makina apo motorë të ndryshëm, të cilët “i eksperimentonte” gjatë kohës që punonte.









