• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA DHE U HODH NË KANAL/ Sot vjen në atdhe trupi i Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë
Home
Breaking News

U VRA DHE U HODH NË KANAL/ Sot vjen në atdhe trupi i Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë

26 July, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e mortit, ndërsa sot në orën 15:00 do të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë, do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.

Autoritetet holandeze konfirmuan dje se trupi që u gjet javën e kaluar në një kanal është i shqiptarit Festim Lato, që ishte vetëshpallur President i Çamërisë. Sipas policisë holandeze ai është vrarë dhe më pas është hedhur në një kanal.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen.

Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë. Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.

I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JEP FUND AVENTURËS NË RUSI/ Bekim Balaj kryen vizitat mjekësore te klubi i ri...
Previous article REFUZOHET NAPOLI DHE JUVENTUS/ Icardi mund të transferohet aty ku nuk pritej

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT