• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U VONUA SHUMË”/ Erodgan e “bekoi”, por gruri ukrainas ngec në Mesdhe pasi blerësi nga Libani refuzon ngarkesën
Home
Nderkombetare

“U VONUA SHUMË”/ Erodgan e “bekoi”, por gruri ukrainas ngec në Mesdhe pasi blerësi nga Libani refuzon ngarkesën

9 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një blerës në Liban ka refuzuar ngarkesën e anijes së parë me drithë që u largua nga Ukraina pas arritjes së marrëveshjes në Stamboll nën “bekimin” e Rexhep Taip Erdogan në kulmin e luftës me Rusinë, për shkak të vonesës së dorëzimit.

Ambasada e Ukrainës në vendin e Lindjes së Mesme njoftoi se anija “M/V Razoni” u nis nga porti i Odesa-s në Detin e Zi më 1 gusht, duke transportuar më shumë se 26,000 tonë metrikë misër sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB që synon të lehtësojë krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus.

“Sipas informacionit të dhënë nga dërguesi i grurit ukrainas në bordin e Razonit, blerësi në Liban refuzoi të pranonte ngarkesën për shkak të vonesave në kushtet e dorëzimit. Kështu që dërguesi tani po kërkon një blerës tjetër për ta shkarkuar ngarkesën qoftë në Liban/Tripoli ose në ndonjë vend/port tjetër”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë që ngarkesa e parë ka ngecur në vend numëro, zyrtarët ukrainas thonë se synojnë të rrisin dërgesat e grurit në 3 deri në 5 anije në ditë brenda dy javëve të ardhshme. Dërgesat vazhduan të hënën, me dy anije që transportonin 60,000 tonë metrikë produkte bujqësore në tregjet ndërkombëtare që niseshin nga portet në Ukrainën jugore.

Të hënën Pentagoni ka njoftuar lançimin e fondit prej 1 miliard dollarë shtesë në paketën e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se kjo është “ndihma më e madhe e armëve dhe pajisjeve amerikane” që i jepet një vendi tjetër që nga gushti i vitit 2021.

Paketa për herë të parë do të ketë municione për Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave Sipërfaqe-Ajër (NASAMS), një sistem mbrojtjeje ajrore amerikano-norvegjeze që ukrainasve u nevojitet për të rrëzuar raketat ruse që nisen nga Deti i Zi dhe synojnë qendrat e popullsisë.

Transferimi i vetë NASAMS mund të jetë ende disa ditë larg, sipas zyrtarëve të mbrojtjes amerikane. Sistemi i parë që do të arrijë pritet të jetë nga Norvegjia, e cila mund ta çojë atë në Ukrainë më shpejt se SHBA.

Kjo paketë fokusohet shumë në municione dhe armë shtesë që forcat ukrainase kanë përdorur me sukses kundër forcave ruse në Ukrainën lindore.

Ka municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), 75,000 fishekë municione artilerie 155 mm dhe 1,000 raketa antitank “Javelin” midis artikujve kryesorë. Përfshihen gjithashtu edhe qindra armë kundër armaturës AT4.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Marrin kthesë dramatike hetimet për shqiptarin e copëtuar në Itali, dyshime se kishte para borxh, paralajmërim...
Previous article EMRAT/ Drogë “express” me taksi, shqiptarëve iu zbulohet skema

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT