Ora 12:37 – Ka ndërruar jetë në spital 50-vjeçari që u vetëplagos me armë. Sipas burimeve, mësohet se 50-vjeçari qëlloi veten me armën e gruas, të cilën e ka efektive policie.
*****
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në banesën e 50-vjeçarit me iniciale B.U.
Sipas informacioneve paraprake policore, dyshohet se kemi të bëjmë me vetëplagosje. 50-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

