• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U VARA PAS NJË KARROCE  ME KUAJ”/ Ben Blushi takon Helidon Halitin, ‘piktorin pa thonj’! Historia në fëmijëri dhe shitja e artit virtual në Dubai
Home
Sociale

“U VARA PAS NJË KARROCE ME KUAJ”/ Ben Blushi takon Helidon Halitin, ‘piktorin pa thonj’! Historia në fëmijëri dhe shitja e artit virtual në Dubai

2 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

HELIDON HALITI, PIKTORI PA THON
Shkova te Helidon Haliti. Në studio
Do më fotografosh, tha

Do të fotografoj, i thashë

Ku të rri, më pyeti

Rri mes dy portreteve të tua, i thashë

Jam mirë kështu?

Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unë

Dritë ka po se ke gjë aparatin, tha Helidoni

Aparati është i mirë po këtu s’ka dritë, thashë unë

Merr aparatin tim është Nikon, tha Helidoni

Edhe unë Nikon kam, thashë unë

Po si t’ia bëjmë, tha Helidoni

Dalim jashtë në diell, thashë unë

Si të duash, tha Helidoni

Unë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër gozhda,

Po gozhdat pse, me pyeti

T’i varim portretet aty te muri i autostradës, thashë unë

I varim, tha Helidoni

Gjithmonë kaq i urtë ke qenë, e pyeta

Kam qenë shumë i prapë, tha Helidoni

Ça bëje i vogël, e pyeta

Një herë u vara pas një karrocë me kuaj për të kaluar shokët që kishin ikur para meje në plazh

Edhe ç’të ndodhi?

Kur doja të frenoja ula këmbët dhe më ranë të dhjetë thonjtë e gishtave u bëra gjak

Po tani ke më thonj ?

Kam nëntë, njëri nuk më ka dalë, jam pa thua

Piktorëve s’ju duhen thonjtë vetëm gishtat, thashë unë

Politikanëve ju duhen thonjtë, tha Helidoni

Sa portrete i ke bërë vetes?

Shumë, tha Helidoni

Pse e vizaton veten me helmeta, e pyeta

Më shkojnë, kam lloj lloj helmetash, tha Helidoni

Ke turq, e pyeta

Jo tha nuk kam fqinjë as turq, as grekë, as italianë as serbë

Po ca helmetash ke?

Kinezë, rusë, amerikanë shumë gjermanë, nazistë

Paske vetëm pushtuesit, thashë unë

Më mirë pushtues se i pushtuar, tha Helidoni

Sa herë e ke shitur veten?

Nuk e shes veten, nuk i shes këto portrete

Sa punë ke bërë gjithsej?

Më shumë se 1200

Ku shet tani?

Tani po shes në Dubai

Çfarë shet në Dubai?

Shes NFT

Çfarë është NFT

Non Refundable Token, një vepër digjitale unike dhe e patransferueshme

Pra ti do shesësh art virtual?

Po, tha Helidoni

Ndoshta pas 30 vitesh nuk do ketë më kanavaca, thashë unë

Nuk ndodh kjo, kompanitë që shesin bojëra nuk do e lejojnë kurrë

Kështu mendonin dhe shtypshkronjat dikur, por tani gazetat i kemi në celular, thashë unë

Nuk ndodh kjo, tha Helidoni

është njëlloj si muzika, tani kompozohet në kompjuter s’ka më nevojë për partiture dhe piano

Kjo do të thotë të mbytet arti, tha Helidoni

Nuk besoj se mbytet por do ndryshojë stilin e notit, thashë unë

A e di që njëherë desh jam mbytur për shkak të babait tënd, tha Helidoni

Kur kështu, e pyeta

Babai im Faslliu shkoi në Divjakë me babain tënd

E di që ishin shumë miq, thashë unë

Faslliu filloi t’i recitonte Kicos poezitë e veta ndërsa unë u futa në det

Edhe u mbyte?

Isha tre vjec, tha Helidoni

Kush të shpëtoi Kico apo Faslliu?

Faslliu, tha Helidoni

Epo me siguri Kico i ka thënë, thashë unë

Ore ju tha kamarieri se ata të dy as e kishin mendjen te unë, tha Helidoni

S’ma ka thënë Kico këtë ngjarje e sajon ti, thashë unë

Po si e sajoj, ti ke qenë vetë aty, tha Helidoni

Nuk kam qenë, thashë unë

Ore ke qenë,

Ore nuk kam qenë

E mbaj mend që ke qenë,

Nuk kam qenë, thashë unë

Ore nuk gënjej, tha Helidoni

Po ku mban mend gjë ti u mbyte, thashë unë

E shef që ke qenë, tha Helidoni

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALOI NJË MUAJ E GJYSËM NË TERAPI INTESIVE/ Kledi Kadiu tregon si është sot gjendja e të birit
Previous article NUK FSHIHEN MË/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit, më të dashuruar se kurrë

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT