Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Liridon Pekën që vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët.
Një borxh prej 25 mijë euro që Liridon Peka, 28 vjeç, i kishte një burri të moshuar, e ka shtyrë atë të mashtrojë shqiptarë të Kosovës përmes vjedhjes së llogarive të tyre në Facebook.
Më pas mashtrimi i familjarëve dhe të afërmve për t’i nisur shuma të ndryshme parash, që në total kapën vlerën mbi 100 mijë euro