• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U THIRR NE INTERPELANCË NGA SALIANJI/ Çuçi: 239 subjekte të hetuara nga OFL janë referuar në SPAK
Home
Politikë

U THIRR NE INTERPELANCË NGA SALIANJI/ Çuçi: 239 subjekte të hetuara nga OFL janë referuar në SPAK

16 June, 2022 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u thirr në një interpelancë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, këtë të enjte për t’u përgjigjur për disa çështje që lidhen me Operacionin Forca e Ligjit. Çuçi u shpreh se numri total i subjekteve të hetuara nga OFL është 2199. Ndërkohë më tej shtoi se pas përfundimit të vetëdeklarimit, në SPAK janë referuar 239 praktika.

“Për t’i kthyer përgjigje më të drejtpërdrejtë të pyetjeve tuaja, pra sa është numri total i subjekteve të hetuara nga operacioni Forca e Ligjit? Numri total i subjekteve për të cilat janë shtrirë hetimet që nga faza e Policisë së Shtetit është 2199 nga të cilët referime kemi marrë 1682 subjekte që janë evidentuar nga drejtoritë vendore të policisë, 475 janë të iniciuara nga vetë policia, nga vetë OFL dhe 42 janë subjekte të evidentuara nga Drejtoria e Antiterrorit. Vetëm në kuadër të aktit normativ për OFL, gjatë periudhës 1 Shkurt 2020 – 1 Dhjetor 2020, siç ju thashë kemi hetuar 2199 subjekte nga të cilat 741 subjekte janë njoftuar për të bërë vetëdeklarimin e pasurisë. Nga të cilët janë 617 subjekte të cilat janë drejtpërdrejtë subjekte të aktit dhe 124 janë lidhje familjare, shoqërore të subjekteve. Pas përfundimit të vetëdeklarimit janë 239 praktika që i janë referuar SPAK”.

Ndërkohë tashmë tha se ligji ka mbaruar efektet dhe nuk mund të flasim më për numra që i referohen SPAK-ut.

“Siç thashë tashmë ligji ka mbaruar efektet që në Dhjetor 2020 dhe nuk mund të flasim më për numër që t’i referohet SPAK-ut sepse nuk ka më forcë akti normativ i miratuar për këtë qëllim”, tha Çuçi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, deputeti demokrati, Ervin Salianji, tha se OFL ka dështuar. Sipas tij, ajo ishte një nismë për të pastruar me letra pasuritë e grupeve kriminale.

“Pse nuk del më kjo pas 25 Prillit? Ku janë ata që dilnin si nëpër aksiona nëpër filma dhe po i gjenin paratë nëpër rrugë njerëzve? A ka pasur apo selektivitet?”, shtoi ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINA "GOKU"/ Zbardhet dëshmia e administratorit kosovar: Kompania ime është e...
Previous article "PSE NUK DEL MË AJO GOCA ME SYZE OFL?" Salianji: Do flas me emra! Kontigjentët e krimit...

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT