• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
U THA SE LAHUTA ËSHTË TRASHËGIMI SERBE/ Ministria shqiptare e Kulturës: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve
Home
Kulturë

U THA SE LAHUTA ËSHTË TRASHËGIMI SERBE/ Ministria shqiptare e Kulturës: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve

5 December, 2018 k.autor Kulturë

Ministria e Kulturës ka reaguar sot për lajmin se UNESCO ka vendosur që lahuta është trashëgimi kulturore e Serbisë, dhe jo shqiptare.

Sipas Ministrisë:

“Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Nga delegacioni i Shqipërisë në UNESCO është vënë sërish në dukje se praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj”

Ministria e Kulturës së Shqipërisë thotë gjithashtu se është “në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik”.

UNESCO e përfshiu këtë instrument në listën përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale të Njerëzimit për vitin 2018,  si pasuri jomateriale e Serbisë.

Përdorimi i lahutës është i gjerë në vendin tone, si në Krujë, në Malësi të Madhe, Hot e Grud, Kelmend, Kastrat, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Mërturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Referuar studiuesve tanë, këngët e kreshnikëve fillimisht janë kënduar nga shqiptarët, edhe më pas janë bartur nga boshnjakët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAKTET/ Protesta e studentëve ngelës dhe precedentët botërorë që e rrëzojnë atë
Previous article "YLLI" I TIRANËS/ Oduamadi: Muajt e fundit më të tmershmit, kur mendoj për…

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT