Në median serbe është publikuar një video e cila në qendër të fokusit ka një përplasje mes një deputeti shqiptar dhe policisë serbe.
Fjala është për deputetin socialist Pjeri Ndreu i cili në makinë ndodhet me të tjerë persona. Fill pas bërjes publike të videos ka ardhur edhe reagimi i deputetit ku sqaron ngjarjen që sipas tij nuk është e vertetë.
Postimi:
NJE SQARIM PER KAZANIN MEDIATIK:
Ne lidhje me nje lajm te dhene per ndalimin tim ne Serbi ju sqaroj se eshte lajm i tjetersuar sic ka zakon media e famshme e jona. Dy miqte te mi kane dale per foto para parlamentit dhe kane bere shqiponjen. Une kam qendruar ne makine dhe nuk kam zbrite fare. Dhe as nuk kam pase dije i ca ndodhte. Kam pare levizje te ca gazetareve dhe te sigurise se parlamentit. Me treguan se ca ndodhi. Jemi sqaru aty, pa asnje incident dhe kemi vazhdu rrugen. Nuk eshte ndalu askush, jo me une ! Eshte e turpshme te shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu eshte ndalu apo ka bere shqiponjen tek parlamenti. Nuk e kuptoj paciperine e interpretimeve mediatike shqiptare !


