• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U TËRHOQ NGA KËRKESA PËR LIRIMIN ME KUSHT/ Zani Caushi sherr me prokuroren në gjykatë: Pse dhe konferencë për shtyp para vendimit? (DETAJET)
Home
Breaking News

U TËRHOQ NGA KËRKESA PËR LIRIMIN ME KUSHT/ Zani Caushi sherr me prokuroren në gjykatë: Pse dhe konferencë për shtyp para vendimit? (DETAJET)

17 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga procesi gjyqësor sot në Korçë ku Zani Caushi u tërhoq nga kërkesa për lirimin me kusht. Në një kohë kur Myrteza Caushi, në muajin Maj 2020 iu drejtua gjykatës së Korçës me një kërkesë për lirim me kusht, njëherësh ai depozitoi në sekretarinë e gjykatës dhe një kërkesë të dytë, për të kundërshtuar një masë disiplinore që Drejtoria e Burgut Drenovë kishte marrë për të. Kjo masë disiplinore që Zani Caushi ka marrë, daton në muajin Prill 2020 për shkak se Zani është konfliktuar dhe ka krijuar një situatë rebelimi në burgun e Drenovës në Korçë. Kjo kërkesë e Zani Caushit për kundërshtimin e masës disiplinore është në proces shqyrtimi nga gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo.

Të njëjtën situatë rebelimi “i forti” i Vlorës, ka zhvilluar dhe ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës, ku pasi palët kanë dhënë parashtrimet e tyre, Zani Caushi, ka filluar të konfliktohet me përfaqësuesen e akuzës, duke e akuzuar dhe provokuar këtë të fundit, se “…pse ke dhënë konferencë për shtyp…”. Me këtë argument Zani Çaushi është shprehur se qëndrimi i prokurorisë, ka qenë i paracaktuar në këtë çështje dhe padyshim edhe qëndrimi i gjykatës, do ishte i tillë për të rrëzuar kërkesën e tij. Nisur nga kjo situatë në kulmin e debatit të ndërsjelltë mes prokurores së çështjes dhe Zani Caushit, ky i fundit dhe avokati i tij ish-gjyqtari Arben Lera, kanë vendosur të tërhiqen nga kërkesa e tyre për “Lirim me Kusht”.

Tërheqja e tyre, ka ardhur në një moment kur gjyqtari Selaudin Pysqyli, do tërhiqej për të dhënë vendimin. Mirëpo në kushtet kur pala kërkuese është tërhequr nga kërkesa për “Lirim me Kusht”, gjykata procedoi me pushimin e çështjes. Report Tv ka siguruar kërkesën e Myrteza Caushit, drejtuar gjykatës së Korçës në datën 14 maj 2020. Dokumenti përbëhet nga vetëm një fletë ku i kërkon gjykatës të vihet në lëvizje për të kërkuar “Lirimin me Kusht” të Myrteza Caushit, duke u mbështetur në nënin 65 të Kodit Penal. Avokati mbrojtës i Zani Caushit, bën me dije se klienti i tij ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës së tij pasi ka qenë 31 vite në burg. “…nuk ishte e parashikuar nga ana ime, ishte një veprim që u mor në momentin e fundit. Në lidhje me tërheqjen e kërkesës, ka të bëjë me llogaritjet e viteve të burgimit.

Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar në vitin 2000 atëherë aplikohet ligji i atij viti dhe jo i vitit 2020. Që tregon se lirimi me kusht në vitin 2000 ka qenë me 25 vite…”. Por sipas prokurorisë së Korçës, Myrteza Caushi është një i dënuar përsëritës, pasi është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”. Kriter ky që e pengon Zani Caushin për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi ky i dënuar konsiderohet si i parehabilituar. Për më tepër që në muajin prill 2020 ndaj Myrteza Caushit, është vendosur një masë disiplinore nga Drejtoria e Burgut Drenovë, për shkak të një revolte brenda në burg. Kjo bën që ky i dënuar të humbë kriterin e rehabilitimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PAPRANUESHME"/ Jorida Tabaku: Kryeministri Rama do realizojë amnistinë fiskale për shqiptarët, PD kundër
Previous article PACIENTËT ME KANCER/ Shanse të njëjta për tu kapur nga Covid-19, por rrezik më të madh nga sëmundja

Delo.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT