• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U SULMUA ME THIKË KUR DREJTONTE VLLAZINË”/ Gjoka dëshmon në gjykatë: Shkodra më është kthyer në…
Home
Breaking News

“U SULMUA ME THIKË KUR DREJTONTE VLLAZINË”/ Gjoka dëshmon në gjykatë: Shkodra më është kthyer në…

18 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-trajneri i Vllaznisë, aktualisht i Kukësit, Ernest Gjoka, është paraqitur përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër si dëshmitar për ngjarjen e shkurtit të 2018-ës kur ai u sulmua me thikë. Disa ditë më vonë policia arrestoi 2 shtetas, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, të cilët akuzon për veprën penale “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. Trajneri ka folur në gjykatë duke sqaruar detajet e ngjarjes.

gjoka

 

““Sapo dola nga stërvitja dhe një djalë me kasketë në kokë m’u afrua dhe nxori një thikë dhe më sulmoi. U ndesha me të dhe ai iku me vrap. Nuk arrita ta evidentoj. Ai më goditi në kokë fillimisht nga prapa shpine. Pastaj e godita edhe unë për t’u mbrojtur. Ai më doli përballë më pas, nxori thikën për të më goditur. Unë mora një biçikletë që ishte afër dhe u mundova ta gjuaj. Nga frika rashë në tokë  dhe i shtrirë e gjuajta me shkelm dhe ai iku. S’kam patur asnjë debat me atë djalin më përpara. U përplasëm të dy dhe ai m’u sul me thikë. Kur unë dhe ai u rrëzuam në tokë, kapiteni Gilman Lika la çantën dhe u afrua por ai iku me vrap. Konflikte nuk kam patur por kur isha tek Vllaznia kam patur problem për futje futbollisti në lojë. Kam bërë edhe përpara një denoncim dhe u zgjidh problemi sepse policia thirri prindërit e atij. Agresorin nuk e kam njohur më përpara”.

Gjoka gjithashtu u përgjigjur edhe pyetjve të avokatëve mbrojtës, ndërkohë që të dyshuarit nuk ndodheshin në sallën e gjyqit.

“Nuk ishte goditje për të marrë mjekim. Nuk di ta përcaktoj përmasën e thikës sepse ishte moment tensioni dhe frike. Isha në kontakt me të dhe rrëshqita edhe nga frika. Thikën më duket se e nxori nga trupi. Unë s’kam parë askend tjetër përveç atij që më goditi. S’më tha asnjë fjalë. Ishte gjithçka shumë e shpejtë”.

Më tej trajneri shtoi se i ka falur djemtë, dukë theksuar se nuk ka asnjë interes për këtë çështje.

“Më vjen keq dhe unë i kam falur edhe për familjet e tyre. Unë si Ernest s’kam asnjë interes në këtë çështje. S’me intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak mua më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë”.

Autori i dyshuar Nehat Fjleta ka pranuar se është konfliktuar me Gjokën , por jo se e ka qëlluar me thikë. Sipas deklarimeve ai i është drejtuar Gjokës me fjalët ‘po na fundos Vllazninë” dhe më pas trajenri e ka ofenduar. Më pas ai e ka goditur por jo se ka tentuar ta qëllo me thikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ELEMINUA NGA TOTTENHAMI NË CHAMPIONS/ Ja reagimi i Guardiolës pas golit të anuluar nga VAR (VIDEO)
Previous article "ALTERNATIVA PËR TË NDRYSHUAR SISTEMIN"/ Rudina Hajdari: Do të marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, do të shpalosim...

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT