• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U STREHUAN PËRKOHËSISHT/ 117 afganë në Kosovë largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar
Home
Rajon

U STREHUAN PËRKOHËSISHT/ 117 afganë në Kosovë largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar

16 September, 2021 Delo.autor Rajon

Ditën e sotme 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, janë larguar në drejtim të Britanisë së Madhe. Operacioni i zhvendosjes së afganëve është kryer nga forcat britanike, nën komandën e NATO-s.

Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber ishte i pranishëm ditën e sotme në aeroportin e ‘Adem Jasharit’, ku falënderoi Kosovën për bujarinë e treguar lidhur me strehimin e afganëve.

“Forcat britanike, që janë nën komandën e NATO-s, kanë ardhur në Kosovë dhe janë në krye të operacionit për të mbështetur strehimin dhe rivendosjen e tyre”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, ku ka falënderuar Kosovën për “bujarinë” e treguar lidhur me strehimin shtetasve afganë.

Jacob Webber tha se është i gëzuar që ky operacion u krye me sukses, ndërsa u shpreh se janë rreth 700 afganë të tjerë që janë në Kosovë.

“Ende janë rreth 700 ose më shumë afganë, bashkëpunëtorët të NATO-s që janë ende në Kosovë, prandaj besoj se tashmë duhet të punojmë që të sigurohemi që ata të dërgohen në shtete të tjera për strehim afatgjatë”, tha ai.

Ditët në vijim pritet që të ndërmerren operacione të tjera për zhvendosjen e afganëve. Pas largimit të 117 afganëve, në Kosovë aktualisht strehohen 891 afganë.

Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2.000 shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s. Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DETYRUAN TË VAKSINOHEJ TË QENDRONTE NË PUNË"/ Ndërron jetë 23-vjeçarja, familjarët ia hedhin fajin vaksinës
Previous article MASAT ANTI-COVID NË ITALI/ Nga 15 tetori hyn në fuqi Pasaporta e Shëndetit, Teste me pagesë për të pavaksinuarit

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT