• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U SHTRIMË BARKAS…”/ Zbardhet dosja e vrasjes së italianit në Tepelenë! Dëshmia e Gazmend Braçit: Na qëlluan me…
Home
Breaking News

“U SHTRIMË BARKAS…”/ Zbardhet dosja e vrasjes së italianit në Tepelenë! Dëshmia e Gazmend Braçit: Na qëlluan me…

1 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbarhdur nga vrasja e biznesmenit italian Eduardo Sarchi në Tepelenë.

Sipas dosjes hetimor, Sarchi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, nga Kamber Sulçe, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Motivi i vrasjes dyshohet se është një konflikt banal i çastit për dritat e gjata të makinës, mes autorit dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme. Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

 

Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve. Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit, i cili është 48-vjeçari Kamber Sulçe dhe ndodhet aktualisht në arrati.

Policia dyshon se Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip “Ford”, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës. Hetimet për kapjen e tij vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET E "SKY ECC" ZBULOHNË TREGËTINË E DROGËS NË BELGJIKË/ Për 13 kg kanabis, shqiptari mori 60 mijë €
Previous article "ZYRTARISHT NË DIKTAT"/ Alibeaj e quan të turpshëm dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT