• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U shtirën si kosovarë, dy shqiptarët e Shqipërisë fitojnë leje qëndrimin në Britani
Home
Sociale

U shtirën si kosovarë, dy shqiptarët e Shqipërisë fitojnë leje qëndrimin në Britani

27 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Dy shqiptarë të Shqipërisë që u shtirën si refugjatë të Kosovës kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke parandaluar deportimin e tyre.
Me mijëra tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda, raporton “The Sun”.

Së paku 80,000 refugjatë nga Kosova ikën nga vendlindja e tyre dhe shkuan në Britani më 1999. Por me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, përfshirë edhe vrasës, shfrytëzuan krizën si mbulesë për të kërkuar azil, transmeton Koha.net.

Njëri nga ta, Dinjan Hysaj, 40 vjeç, u lejua të qëndronte në Britani më 1999 — dhe në vitin 2011 ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts.

Një tjetër, Agron Bakijasi, 44 vjeç, u zbulua më 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe iu dha nënshtetësia britanike.

Ministria e Brendshme (Home Secretary) dha urdhër që të dy ata të deportoheshin pasi u zbuluan gënjeshtrat e tyre por ata e çuan rastin e tyre në Gjykatën Supreme.

Avokatët e tyre publikë ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.

Gjykatësit vendosën se “nuk ishte e qartë kur përdorimi i identitetit të rremë për të fituar shtetësinë nga një person mund të çojë në anulim”.

Në vendimin e tyre, ata thanë: “Në rastet aktuale, asnjëri nga kërkuesit e shtetësisë nuk pretendonte të ishte dikush që nuk ishte”.

Ky gjykim me gjasë do të përdoret edhe për shumë raste tjera të ngjashme.

Edhe kostot e të dyve do të paguhen nga taksapaguesit, pasi rasti mësohet të ketë kushtuar 1 milion funte.

Ministria e Brendshme tha se “tani do të shoh shtigje tjera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IN MEMORIAM/ 118 vjet nga lindja e poetit Lasgush Poradeci
Previous article Trashëgimtari Graham vetvritet disa ditë para se të publikohej filmi i Meryl Streep për nënën e tij

Redaktor2

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT