• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“U SHPËTUAN 50 MIJË VENDE PUNE”/ Me tërmetin e pandeminë rritja ekonomike 3% në tremujorin e fundit të 2020-s
Home
Ekonomi

“U SHPËTUAN 50 MIJË VENDE PUNE”/ Me tërmetin e pandeminë rritja ekonomike 3% në tremujorin e fundit të 2020-s

16 April, 2021 s.autor Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore thotë se masat e marra nga qeveria shpëtuan 50 mijë vende pune”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në medie.

Rama deklaroi sot se të ardhurat e munguara në buxhet për shkak të goditjes nga pandemia llogariten rreth 700 milionë dollarë.

“E kemi marrë vendin me një borxh zyrtar 74 %, në 2019 borxhi zbriti në 64%. Me tërmetin e pandeminë jemi në 78%. Jemi 4% më shumë se zyrtarja e 2013-s”, tha kryeministri Rama gjatë një interviste në medie.

Saliu, tha kryeministri, merrte borxh dhe shkonte poshtë, e la me 0.8% rritjen.

“Ne kemi marrë borxh, por nga 0.8% që e la rritjen në 2013-n, ne kemi ardhur me rritje. Edhe në tremujorin e fundit të vitit të tmerrshëm 2020 rritja ishte 3%. Për 100 lekë borxh investonte 116 lekë, ndërsa ne për 100 lekë borxh investojmë 160”, u shpreh Rama.

Rama tha se të ardhurat e munguara në buxhet për shkak të pandemisë llogariten rreth 700 milionë dollarë.

Rama tha se edhe institucionet ndërkombëtare financiare kanë vlerësuar rolin e qeverisë për të amortizuar goditjen nga pandemia.

“Raporti i Bankës Botërore thotë se masat e marra nga qeveria shpëtuan 50 mijë vende pune”, deklaroi Rama.

Rama tha se “rruga Durrës-Fier është financuar mbi 60 % nga ne në mesataren e saj në gjithë lotet pasi asnjë s’ka bërë ai (Sali Berisha)”.

Rama tha se “ne e kemi borxhin publik të shëndetshëm dhe në vitin 2019 e ulëm në 64% nga 74% që e lanë ata”.

I pyetur mbi PPP-të, Rama tha se “për mua është e rëndësishme që sot shqiptarët, nga nënat e reja deri tek të moshuarit nuk kanë më 50 mijë infeksione postoperatore për shkak të veglave të ndryshme”.

“Shqiptarët që vuajnë dhe kanë nevojë për dializë e marrin në çdo pikë pranë vendbanimit të tyre, ndërkohë që bënin 3 herë në javë rrugën drejt Tiranës nga qytete të ndryshme. PPP është një mekanizëm shumë i thjesht, nuk është fare borxh është angazhim kontraktual me një sipërmarrje”, tha Rama.

Rama tha se “Japonia e ka 120% borxhin publik”. “Ne ende e kemi një borxh shumë të shëndetshëm vetëm 4% më të lartë se Saliu kur e morëm dhe kemi një borxh që e kemi përdorur për rritje jo pë rrush e kumbulla dhe të shkojmë pikiatë si ndodhi me Saliun”, tha Rama.

Lidhur me rindërtimin, Rama tha se 2500 shtëpi janë ndërtuar dhe 4500 mbeten për tu ndërtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 9 DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe
Previous article HABIT Basha: Unë dëgjoj pop e rock. Edi Rama tani e ka zbuluar Dua Lipën, s’merr vesh nga muzika

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT