• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHPALL NON-GRATA NGA GREQIA/ Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në kufi: Më kërkuan gjurmët e gishtave dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

U SHPALL NON-GRATA NGA GREQIA/ Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në kufi: Më kërkuan gjurmët e gishtave dhe…

25 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje nga ndalimi i tij në pikën kufitare me Greqinë dhe shpalljen non-grata, dy ditë më parë. Sipas tij, autoritetet greke nuk i dhanë asnjë arsye zyrtare për vendimin dhe e trajtuan me procedura që, siç tha, aplikohen zakonisht ndaj personave me probleme penale.

Hoxha u shpreh në studion e News24 se gjithçka nisi pa paralajmërim: “Kur po kaloja kufirin, më ndaluan në vijën e parë. Pasi kontrolluan pasaportën time në sistem, më thanë se kishte një problem. Më folën shqip, ndërsa unë iu drejtova greqisht në fillim. Nuk ma kthyen pasaportën dhe më dërguan në vijën e dytë, në zonën ku ndodhet stacioni policor.”

“Oficeri më kërkoi të lija gjurmët e gishtave dhe retinën e syrit. I thashë që nuk jam kriminel dhe nuk kam asnjë çështje penale në Greqi që të më merren gjurmët. Ai më tha se ishte procedurë e detyrueshme nëse doja të merrja pasaportën time,” shpjegoi Hoxha.

Pas procedurave, nisi marrja në pyetje. Gazetari tregon se u habit kur oficeri grek e pyeti lidhur me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. “Më tha pse ke patur këtë qëndrim ndaj Greqisë. U shtanga. I thashë se nuk di të kem fobi ndaj Greqisë. Madje kam qenë aktiv gjatë fushatës së vitit të kaluar për zgjedhjet e Parlamentit Europian,” rrëfeu ai.

Hoxha theksoi se bindja e tij është se shpallja non-grata lidhet me qëndrimet e tij për çështjen e Fredi Belerit.

“Kur Beleri u bë pjesë e politikës së brendshme greke dhe shpalli kandidaturën, mediat opozitare greke kishin materialet e tyre ndaj tij, madje më furnizuan edhe mua. Mesa duket ky ekspozim i së kaluarës së tij krijoi probleme, duke treguar edhe rolin e drejtësisë greke që ka ndihmuar kriminelë t’i shpëtojnë ekstradimit në Shqipëri,” tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA NË MUZEUN E LUVRIT/ Arrestohen edhe 4 persona të tjerë
Previous article "ZGJEDHJET E 11 MAJIT, TË LIRA DH ETË NDERSHME"/ Berisha sulmon Marta Kos: Adhuruese pa kushte e Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT