Gent Progni, është mes mbi 20 protestuesve të ndaluar ditën e sotme pas tensioneve të ndodhura në protestën e organizuara para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe po mbahej seanca e radhës penale.
Në një video të filmuar ndërsa ndodhej në qeli, Progni shprehet se është dhunuar ndërsa arrestohej, edhe pse ka qenë i prangosur dhe nuk kishte asnjë mundësi për të bërë rezistencë.


