• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKËPUTËN NGA DËSHMITARËT E JEHOVAIT DHE U ANGAZHUAN ME NJË SEKT TJETËR/ Dëshmia e efektivit, shënimet për “NDRIÇIMIN” dhe Blerta, “çelësi” i zbërthimit të ngjarjes
Home
Aktualitet
Kronikë

U SHKËPUTËN NGA DËSHMITARËT E JEHOVAIT DHE U ANGAZHUAN ME NJË SEKT TJETËR/ Dëshmia e efektivit, shënimet për “NDRIÇIMIN” dhe Blerta, “çelësi” i zbërthimit të ngjarjes

5 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat, ku nëna dhe një vajzë u vetëflijuan në emër të fesë, ndërsa vajza tjetër u shpëtua në momentete e fundit të jetës.
Sandra është komshie me tre gratë nga Përmeti, të cilat vendosën të vetëflijohen për shkaqe mbi të cilat nuk është hedhur ende dritë. Gruaja kujton se vetëizolimi i Zhanetës, së bashku me të bijat ishte kthyer në një shqetësim të madh në zonën e Kombinatit. “U kisha thënë të gjithëve duhet t’i shpëtojmë, shkonte shpesh e motra që e kanë afër, hynte e kthehej, pastaj ato u mbyllën krejt. Lulet u thanë, dritat nuk ndizeshin më”, kujton komshia, e cila i përshkruan tre gratë si mjaft të sjellshme dhe të edukuara.

Në një prej ditëve pasi njoftova Njësinë Bashkiake, për t’u shpërndarë ndihma, doli Zhaneta. Fillimisht ajo zgjati duart për t’i marrë ndihmat, pastaj u tërhoq, pyeti “kush kërkoi ndihma?”, “nuk kemi kërkuar”. Por i thashë “merri, ja edhe unë që jam mirë nga ekonomia, i pranova”. I mori dhe hyri në shtëpi. Ishte tretur, ishte bërë si kufomë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë”, rrëfen gruaja e cila punon në një lokal. Për historinë e tre grave nga Përmeti, prej të cilave Anisa mendohet që ka ndërruar jetë e para, nuk ka ende një version të qartë se çfarë i shtyu ato të mbyllen në shtëpi e më pas edhe të refuzojnë ushqimin.

Megjithatë komshinjtë tregojnë se nëna së bashku me dy vajzat, të cilat kanë qenë të angazhuara në punë të mira, pasi ishin të shkolluara njëra si ekonomiste e tjetra si inxhiniere, frekuentonin fillimisht Dëshmitarët e Jehovait. “Por Qendra e Jehovait u zhvendos, ato takoheshin shpesh me një fqinje që është martuar me një italian edhe ajo Dëshmitare e Jehovait, e cila e ka shtëpinë në një banesë private. Më pas ato nuk i frekuentonin më”, tregon një shitës.

Burri që nuk pranon të identifikohet tregon me kokë banesën e tezeve të vajzave, e cila ishte e vetmja që zbriste nga pallati i saj e ngjitej në pallatin ku jetonin gratë. “Ajo po e vuante këtë gjë, por ato nuk e pranonin më pas tezen. I shoqi filloi të shqetësohej dhe shpesh fliste në lagje për këtë gjë. Ato nuk dilnin më as në ballkon, as në dritare”, shton burri. “Nuk vinin më pas në lagje për të blerë ushqime, asgjë fare, të fundit kam parë nënën e tyre”, thotë ai.

Përse…

Mësohet se në shtëpinë e tre grave, dy nga të cilat të vdekura e tjetra një hap larg vdekjes, u gjet një Bibël dhe disa shënime të tyre ku shkruhej për ndriçimin. Një burim i policisë tha në anonimitet për Gazetën Si se “është e vërtetë se gruaja së bashku me të bijat kanë kohë që janë shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait, me shumë gjasë ato mund të kenë qenë të angazhuara në një sekt tjetër, ose të natyrës medituese, ose ungjillore, por duhet bërë kujdes pasi kjo gjë do të saktësohet vetëm nga rrëfimi i të mbijetuarës në rast se shëndeti i saj mendor kthehet në normalitet”.

Sa sekte janë në Shqipëri

Nga një vëzhgim i Gazetës “Si” ka të dhëna se ekzistojnë 220 shoqata fetare apo që shpërndajnë të dhëna frymëzuese për besime të ndryshme. “Por së fundmi janë regjistruar edhe disa shoqata nga India, të cilat po zgjedhin edhe Facebook-un për propagandë. Ato propagandojnë ndriçimin shpirtëror, përmes teknikave të panjohura, por fokusohen edhe tek ushqimi; ky sekt për të cilin nuk mund të themi të dhëna konkrete flet për ushqyerjen vegjeteriane”, shton eksperti i policisë. Sipas tij, duhet hapur debati publik për kontrollimin e prurjeve të tilla e njëkohësisht edhe për thirrjen e ekspertëve fetarë në polici, të cilët do të mund të tregojnë se çfarë po ndodh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNDOHET BILANCI/ Humbin jetën dy pacientë me Covid-19 te Infektivi duke e çuar në 76 numrin
Previous article HARROHET KORONAVIRUSI NË KORÇË/ Turistët nuk respektojnë masat mbrojtëse

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT