• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKARKUAN NGA VETTINGU/ SPAK “rrethon” pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës, u emëruan nga PD-ja
Home
Aktualitet
Drejtësi

U SHKARKUAN NGA VETTINGU/ SPAK “rrethon” pasuritë e fshehura të 10 ish-gjyqtarëve pranë Berishës, u emëruan nga PD-ja

13 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi, Kronikë

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese, të emëruar dhe promovuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, në kuadër të kontrollit mbi drejtësinë, por që më pas u shkarkuan nga Vetingu. Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.

20 ish gjyqtarët VIP dyshohen për kryerjen e veprave penale të përvetësimit të pasurive publike ose private përmes mashtrimit, fshehja e pronësisë mbi pasuri të pabujshme, fshehja e të ardhurave, mospagim taksash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, refuzim për deklarim dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë. Në 7 maj 2020, SPAK ka ndarë dosjen, ku çështjen për 10 ish gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë, i ka kaluar në kompetencë të prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Për 10 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, SPAK ka nisur hetimet për fshehje dhe mashtrim me pasuritë.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Në rast kur një ish gjyqtar e ka regjistruar pasurinë në emrin e një të afërmi të tij, SPAK është angazhuar në terren, duke pyetur fqinjët se kush e ka frekuentuar banesën, banorë të tjerë të zonës që mund kenë dijeni, administratorët e firmave ndërtues etj. Hetimet janë shtrirë tek familjarët e ish gjyqtarëve, në emër të të cilëve ish gjyqtarët kanë deklaruar dhurata, hua apo pasuri.

Deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kërkesa është pranuar nga Gjykata Speciale. Në vijim, SPAK do të marrë vendim për pasuritë e 7 ish gjyqtarëve të tjerë, nëse do të kërkojë apo sekuestrimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E NAFTËS FORMALIZON SEKTORIN E BUJQËSISË/ Mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve
Previous article SHIFRAT E COVID-19/ Në Maqedoninë e Veriut ka 6257 raste aktive me koronavirus

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT